Добро пожаловать на наш сайт лучших и отборных комедий 2019 года. У нас вы сможете посмотреть самые крутые новинки фильмов и сериалов жанра комедии в хорошем качестве и без регистрации. Мы подобрали для вас лучшие фильмы трейлеры и комедийные истории, много юмористических передач и видео приколов. У вас есть отличный шанс посмотреть фильмы и приколы в хорошем качестве прямо сейчас онлайн на нашем сайте.

Top News - ‘Ditët e mia në burgun e Ekuadorit’/ Flet për mediat, bosi shqiptar i kokainës

1 Просмотры
Издатель
Dritan Rexhepaj është një prej shqiptarëve që mban rekord për numrin e arratisjeve nga burgjet, për dënimet e shumta që ka në disa shtete, e së fundi për ditët që po kalon në një burg në Ekuador.

Mediat në këtë vend i kanë kushtuar një artikull të gjatë Dritan Rexhepajt, 40-vjeçarit vlonjat, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, i cili u bë edhe më i njohur në vend, kur u zbulua lidhja që kishte me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit për shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur. Por pavarësisht kësaj, mediat në Ekuador shkruajnë se në fund të vitit të kaluar atij ju refuzua kërkesa për tu liruar me kusht.

Sipas medias ekuadoriane, më 23 dhjetor, gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të njeriut që kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme. Rexhepaj po vuan një dënim për trafik droge në burgun Latacunga, 110 kilometra nga Quito në Ekuador.

Ai u arrestua më 27 qershor 2014, në Guayaquil, në një operacion të quajtur Balcanes. Pasi u arrestua u zbulua edhe fakti që ai kishte tre identitete. Rezulton të jetë regjistruar me me emrat Ioannis Dionysopoulos (emri grek) dhe me Lulezim Murataj (emri shqiptar). Por pas hetimeve, u përcaktua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan Rexhepaj. Ai u dënua me 13 vjet burg për trafik droge më 10 Prill 2015.

Europol zbuloi se një 40-vjeçar shqiptar përdorte mjete të sofistikuara të koduara për të drejtuar një organizatë të trafikut të drogës nga Ekuadori. Ai nuk e përmendi emrin e tij, por shtypi shqiptar raportoi se ai ishte Rexhepi. Sipas Zyrës së Policisë Evropiane, shqiptari negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri planifikoi shpërndarjen e drogës në gjithë Evropën.

Por në kohën që po finalizohej ky operacion ndërkombëtar dhe kur u bë publik, Rexhepi kishte filluar procedurat për të marrë lirinë me kusht në Ekuador dhe pothuajse do i’a kishte dalë me sukses nëse nuk do të ishin kërkesat për ekstradim.

Rexhepi ka tre arratisje në regjistrin e tij: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri; në 2011, nga burgu i Voghera, Itali; dhe nga Burgu Merksplas, Belgjikë, gjithashtu në 2011. Por, pavarësisht kërkesës gjykatësit kanë vendosur të mos e lënë të lirë me kusht shqiptarin e kërkuar në tre shtete.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Ekuador#TopChannel
Категория
Комедии
Комментариев нет.